image E trishtë: Dhunohet seksualisht një e mitur në Kamenicë

Siguri

E trishtë: Dhunohet seksualisht një e mitur në Kamenicë

news image

Një vajzë e mitur në Kamenicë ka qenë viktimë e dhunimit seksual, raporton Gazeta Sinjali.

Nga burimet brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan, Sinjali mëson se këtë akt të tmerrshëm e mitura dyshohet se e ka përjetuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Bosce.

Sinjali po ashtu merr vesh se policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin, i cili, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/