Një vajzë e mitur në Kamenicë ka qenë viktimë e dhunimit seksual, raporton Gazeta Sinjali.
Nga burimet brenda Prokurorisë Themelore në Gjilan, Sinjali mëson se këtë akt të tmerrshëm e mitura dyshohet se e ka përjetuar gjatë ditës së djeshme në fshatin Bosce.
Sinjali po ashtu merr vesh se policia ka arritur ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin, i cili, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje./Gazeta Sinjali/