image E tmerrshme: Vajza e mitur në Viti dyshohet se u dhunua nga kunati i motrës për pesë ditë me radhë

Siguri

E tmerrshme: Vajza e mitur në Viti dyshohet se u dhunua nga kunati i motrës për pesë ditë me radhë

news image

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Zakonisht viktima janë gratë të cilat raportojnë në Polici se janë keqpërdorur seksualisht nga persona të panjohur, por shpesh herë të dyshuar janë edhe persona të afërm të tyre, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast tronditës dyshohet të ketë ndodhur një muaj më parë në fshatin Bellanc të komunës së Vitisë, por që vetëm tash viktima e ka denoncuar atë tek organet e hetuesisë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se viktimë në këtë rast është një vajzë e mitur, e cila dyshohet se është përballur me dhunë seksuale sistematike gjatë kohës që po qëndronte për vizitë te motra e saj.

Sinjali mëson se kjo vizitë e cila do duhej të ishte e zakonshme, u shndërrua në makth për 16-vjeçaren, pasi që ajo dyshohet se u dhunua seksualisht për pesë ditë me radhë nga kunati i motrës së saj. I dyshuari i cili është i moshës madhore, rreth 28-vjeç, jeton në shtëpinë e motrës së viktimës, ku kjo e fundit kishte shkuar të qëndronte disa ditë.

Bazuar në dëshminë e saj dhënë hetuesve policorë, e gjithë ngjarja e trishtë ka ndodhur në hapësirat afër shtëpisë, ku është toka e cila shfrytëzohet për të mbjella bujqësore.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Dhunim’, ndërsa veprimet tjera ligjore pritet të merren posa të sigurohet prezenca e të dyshuarit në stacion policor për intervistim.

/GazetaSinjali/