Edhe pse autoshkollat janë ato të cilat përgatitin shoferët e rinj për vozitje dhe iu mësojnë rregullat e trafikut, një nga to i ka thyer vetë këto rregulla.
Në një video të siguruar nga Gazeta Sinjali, shihet një shofere duke vozitur me një fëmijë në prehër.
Sinjalizuesit kanë treguar se kjo ngjarje ka ndodhur sot në Prizren.
Kjo gjë është e ndaluar dhe dënohet sipas rregullave të komunikacionit, pasi që cilësohet si e rrezikshme për fëmijën.