Diçka e pazakonshme ka ndodhur më datë 4 dhjetor në Plemetin të Obiliqit, rreth orës 11:30, ku një grua ka raportuar se dy persona ia kishin marrë vajzën e saj, të moshës 3-vjeçare, pa pëlqimin e saj dhe kishin tentuar që të udhëtojnë me të jashtë shtetit, shkruan Gazeta Sinjali.
Gazeta Sinjali mëson nga persona të afërt me viktimën se personat të cilët kishin tentuar që t’ia marrin vajzën 3-vjeçare kanë qenë nëna dhe vëllau i saj, të nacionalitetit rom.
Burimet e njëjta bëjnë të ditur se ajo e kishte raportuar rastin në polici, si dhe kishte ndarë me policinë edhe rrugën, të cilën do ndjekin të dyshuarit.
Gazeta Sinjali nga burimet brenda Policisë ka marrë vesh se të dyshuarit janë ndaluar në pikën kufitare Jarinjë dhe pastaj së bashku me viktimën janë shoqëruar në stacionin policor të Obiliqit, ku edhe janë intervistuar.
Pas intervistimit, me vendim të prokurorit të shtetit fëmija iu kthya nënës dhe të dyshuarit u liruan.