image E theri me thikë vëllain dhe e la në hekurudhë, policia arreston shqiptarin në Itali

Botë

Botë/ E theri me thikë vëllain dhe e la në hekurudhë, policia arreston shqiptarin në Itali

news image

Një 33-vjeçar, i identifikuar si Ergi Shabani u arrestua nga policia italiane, pasi therri me thikë vëllain e tij.

Sipas dyshimet të para, 33 vjeçari e plagosi vëllain e tij për para dhe e la ashtu të plagsur në stacionin e trenit.

I lënduari, 30-vjeçar u dërgua në spital me lëndime të rënda në mushkëri, pas goditjes me thikë kuzhine. Ndihmën e parë e mori nga kalimtarët e rastit, të cilët e telefonuan edhe ambulancën.

30 vjeçari tha në polici se ishte rrëzuar nga biçikleta dhe se kishte rënë mbi një copë qelqi, duke u munduar të mbrojë vëllain e tij.

Policia dyshoi në deklaratën e 30 vjeçarit, kështu nisi hetimet dhe arriti të gjejë Ergi Shabanin, në shtëpinë e një miku.

Ergi Shabani, u arrestua nga Policia në Sparanise, në zonën Caserta dhe u dërgua në paraburgim, për veprën “dëmtim i rëndë trupor”. Ai pritet të dalë para gjykatës për të marrë dënimin./Gazeta Sinjali/