image E rrethuar nga qytete 'të infektuara', kjo është komuna që ende s'ka asnjë rast me koronavirus

Kosovë

Harta/ E rrethuar nga qytete ‘të infektuara’, kjo është komuna që ende s’ka asnjë rast me koronavirus

news image

Novobërda është e rrethuar nga 4 komunat ‘e infektuara’ me Covid-19, por vetë deri tani i ka shpëtuar koronavirusit.

Në lindje të Kosovës, Novobërda është e vetmja komunë nga ku nuk është regjistruar asnjë rast me koronavirus.

E rrethuar nga Prishtina, Gjilani, Lipjani e Kamenica, Novobërda po arrin që ende t’i ikë virusit me të cilin po merret e gjithë bota, shkruan Gazeta Sinjali.

Përveç Novobërdës, komunat e tjera të paprekura nga koronavirusi në Kosovë janë Deçani, Istogu, Rahoveci, Mitrovica Jugore, Skënderaj, Dragashi, Shtërpca e Kaçaniku.

Deri tani numri i rasteve të konfirmuara me koronavirus në Kosovë është 227, me 38 të shëruar e 7 viktima. /Gazeta Sinjali/