Dy përsona të nacionalitetit turk janë arrestuar në Prizren pasi kishin kishin rrëmbyër një qytetar të këtij nacionaliteti dhe e kishin mbajtur në një vend të panjohur, njofton Policia e Kosovës.
Rrëmbyesit janë kapur mbrëmë rreth orës 18:00 nga forcat e rendit. Viktima e këtyre rrëmbyesve kishte marr lëndime të lehta në kokë dhe ka pranuar tretman mjekësor, shkruan Gazeta Sinjali
Të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje, njofton policia.
Lidhur me rastin është njoftuar edhe ambasada e Turqisë në Kosovë. /Gazeta Sinjali/