Janë arrestuar dy persona të dyshuar për rrahjen dhe tentim vrasjen e një burri për një pronë në Gjilan, shkruan Gazeta Sinjali.
Dy të arrestuarit së bashku me dy të dyshuar të tjerë dyshohet se e kishin sulmuar me mjete të forta dhe e kishin plagosur viktimën e rastit, pastaj ishin arratisur.
Viktima kishte marrë plagë në këmbë dhe është dërguar në spital për trajtim mjekësor. Në vendin e ngjarjes policia kishte gjetur dhe kishte sekuestruar dy gëzhoja të armës së zjarrit. Të dyshuarit ishin kërkuar në shtëpitë e tyre por nuk ishin gjetur aty.
Rasti kishte ndodhur më 3 maj, rreth orës 14:50, në rrugën “Edir Durham” në Gjilan, kurse arrestimi i tyre u bë gjatë ditës së djeshme.
Siç njofton policia, të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokuroit, njëri është dërguar në mbajtje, kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt./Gazeta Sinjali/