image E rrah dhe i kërkon para që t'i japin fund problemit, arrestohet një person në Fushë-Kosovë

Siguri

E rrah dhe i kërkon para që t’i japin fund problemit, arrestohet një person në Fushë-Kosovë

news image

Me tre janar të këtij viti është arrestuar një person në rrugën “Çajupi” në Fushë-Kosovë, pasi që i njëjti sipas burimeve të Gazetës Sinjali e kishte sulmuar fizikisht një person të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore.

Viktimës i është ofruar edhe tretman mjekësor, raporton Gazeta Sinjali.

Por, ngjarja nuk ka përfunduar me kaq pasi që dje, më 4 janar, viktima dhe i dyshuari janë takuar rastësisht në një kafiteri në Prishtinë dhe i njëjti e kishte kanosur dhe viktimës i kishte kërkuar 1 mijë euro që ngjarja të përmbyllet.

Burime të Gazetës Sinjali brenda Policisë së Kosovës kanë bërë të ditur se i dyshuari është intervistuar dhe pas intervistimit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

/Gazeta Sinjali/