Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në kryeqytetin e Shqipërisë, ku një person është vrarë me thikë.
Ngjarja ka ndodhur në afërsi të “Harry Fultz” dhe i vdekur ka mbetur një 60-vjeçar.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 07.05.2022, rreth orës 11:15, në afërsi të “Harry Fultz”, shtetasi Olgert Dhimitri., 37 vjeç, ka goditur me mjete prerëse shtetasin Ilir Kapo, 60, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë.
Autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.