Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një aksident trafiku që ka ndodhur në fshatin Duhël të Suharekës, ku ishin të përfshira tri vetura.
Në lidhje me të njëjtin rast, Policia e Kosovës ka lëshuar raport, ku thuhet se njëri nga shoferët ka ndërruar jetë.
“Rr. Suharekë –Duhël 15.04.2022-22:02. Është raportuar për një aksident trafiku mes tri veturave me ngasës meshkuj kosovarë. Përveç dëmeve materiale, lëndime vdekje-prurëse ka pësuar njëri nga drejtuesit, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor, ndërsa dy të tjerët kanë pësuar lëndime trupore ku njëri nga të dy është duke u trajtuar në repartin kirurgjik i cili me venim të prokurorit dërgohet në mbajtje ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”