Një punëtor ka humbur jetën sot rreth orës 10:23 pasi ka rënë nga kati i tretë i një ndërtese në fshatin Grabanicë të Klinës, shkruan Gazeta Sinjali.
Lajmi për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Gashi tha se në vendngjarje ka dalë Policia dhe ekipi i emergjencës, ku edhe është konstatuar vdekja e punëtorit.