Gazeta Sinjali pak më parë raportoi se një person ka vdekur, pasi i njëjti sot gjatë ditës ka rënë në një humnerë në zonën e Prevallës. Sinjali mëson se viktima është një 24-vjeçar, nga një fshat i Kaçanikut.
Nga Policia e rajonit të Prizrenit thanë për Sinjalin se trupi i pajetë është gjetur sot rreth orës 16:00.
Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj, bëri të ditur se mjeku e ka konstatuar vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes.