image E rëndë në Francë: Një person hyn në supermarket dhe sulmon me sëpatë tre të tjerë

Botë

E rëndë në Francë: Një person hyn në supermarket dhe sulmon me sëpatë tre të tjerë

news image

Tre persona u plagosën pasi u sulmuan mbrëmjen e sotme, ku një burrë me sëpatë u fut në një supermarket në Zemon, në veri të Francës.

Siç shkruan media lokale La Voix du Nord, nga të plagosurit, dy ndodhen në gjendje të rëndë, ndërsa tjetri është jashtë rrezikut për jetën.

Burri pasi ka sulmuar tre personat, e ka kthyer sëpatën dhe nga vetja duke mbetur gjithashtu i plagosur. Nuk ka informacione të mëtejshme për motivin e sulmit.

/GazetaSinjali/