Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në fshatin Pataqan të Klinës, ku mbeti i vrarë një person.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se personi që u vra sot është Mark Ademi.
Për vrasjen e Ademit, tanimë në prangat e Policisë ka rënë një i dyshuar. Bëhet fjalë për Anton Ndrecajn, i cili dyshohet se e vrau Ademin pas një përleshje.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.