image E rëndë/ Humb jetën në aksident shqiptarja në Itali

Evropë

E rëndë/ Humb jetën në aksident shqiptarja në Itali

news image

Një aksident rrugor i ka marrë jetën një shqiptareje në Itali.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 20 shkurtit në Sernaglia Battaglia, në Treviso.

Mediat e vendit fqinj shkruajnë se në aksident u përfshinë 2 makina, një Mercedez i zi A-Class, që drejtohej nga shqiptarja Edlira Alicka dhe një Audi A6.

Dy mjetet janë përplasur me njëra-tjetrën dhe kanë përfunduar poshtë rrugës.

Të dyja makinat udhëtonin nga Sernaglia në drejtim të Coneglianos. Menjëherë pasi u furnizua me karburant, makina e shqiptares në rrethana ende të paqarta është përplasur nga Audi A6, raporton abcnews.

55-vjeçarja shqiptare humbi jetën në vendin e ngjarjes. Trupi i saj mbeti i bllokuar në kabinë, pas përmbysjes së makinës. Ishin shërbimet e zjarrfikëses që bënë të mundur nxjerrjen e trupit të gruas, pas rreth 2 orësh.

/GazetaSinjali/