image E rëndë: Gruaja shtatzënë goditet nga vetura në Vushtrri, dyshohet se ka humbur binjakët

Siguri

E rëndë: Gruaja shtatzënë goditet nga vetura në Vushtrri, dyshohet se ka humbur binjakët

news image

Mosrespektimi i rregullave në komunikacion pothuajse çdo ditë po shkakton dhjetëra aksidente trafiku me lëndime. Jo rrallëherë këto raste po përfundojnë me lëndime të rënda, apo edhe me fatalitet, raporton Gazeta Sinjali.

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur edhe të premten në Vushtrri, ku një person nga pakujdesia ka goditur një grua shtatzënë, e cila sipas Policisë së Kosovës, dyshohet se ka humbur binjakët ende pa i lindur.

E njëjta si pasojë e lëndimeve është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe po trajtohet për mjekim.

Ndërsa, i dyshuari për këtë aksident është arrestuar nga Policia e Kosovës dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Me 23.12.2023  është arrestuar i dyshuari kosovar pasi që i njëjti derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia ka goditur viktimën femër kosovare-këmbësore, e cila ishte shtatzënë. Dyshohet se viktima ka humbur binjakët e saj ende pa lindur, ndërsa sipas mjekëve vet viktima është në gjendje të rëndë”, tha Policia.

/GazetaSinjali/