Dhuna në familja vazhdon të mbetet një ndër dukuritë më shqetësuese në vend, ku zakonisht viktima janë gratë të cilat dhunohen në forma të ndryshme kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët e tjerë të familjes. Ato madje nuk ‘kursehen’ nga sulmet as gjatë muajve të shtatzënisë, duke qenë kështu në rrezik të madh, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i rëndë ka ndodhur së fundi në një familje në fshatin Pastasel të Rahovecit, ku një burrë dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila është 8-muajshe shtatzënë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti nuk është denoncuar menjëherë pasi që ka ndodhur, por vetëm pasi viktima ka shkuar te familja e saj në Mitrovicë.
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që të arrestojnë 35-vjeçari, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.