image E rëndë: Bie nga lartësia, vdes 60-vjeçari në Tiranë

Shqipëri

E rëndë: Bie nga lartësia, vdes 60-vjeçari në Tiranë

news image

Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Tiranë. Viktima është me inicialet B.Sh.

Sipas policisë ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka humbur jetën në vend.

Grupi hetimor ka marrë dëshmitë e familjes dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.

/GazetaSinjali/