Një 60-vjeçar ka ndërruar jetë mbrëmjen e sotme në Tiranë. Viktima është me inicialet B.Sh.
Sipas policisë ai dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia e banesës së tij dhe për pasojë ka humbur jetën në vend.
Grupi hetimor ka marrë dëshmitë e familjes dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.