image E rëndë: 39-vjeçari që u gjet i vdekur në Ferizaj dyshohet se i dha fund jetës së tij, Policia gjen armën në vendngjarje

Siguri

E rëndë: 39-vjeçari që u gjet i vdekur në Ferizaj dyshohet se i dha fund jetës së tij, Policia gjen armën në vendngjarje

news image

Gazeta Sinjali mbrëmë ka raportuar për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Jezerc të Ferizajt, ku një 39-vjeçar u gjet pa shenja jete pas disa orë kërkimesh nga familjarët dhe Policia.

Sinjali mëson detaje të reja lidhur me rastin, teksa burimet bëjnë të ditur se i ndjeri dyshohet t’i ketë dhënë fund jetës së tij. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur pranë trupit të pajetë një armë zjarri që dyshohet se u përdor në rast.

Të tronditur nga ajo që ka ndodhur, familjarët kanë bërë me dije se viktima tash e një kohë ishte në gjendje të rëndë emocionale dhe dje kishte dalë nga shtëpia në mesditë, për mos t’u kthyer më i gjallë.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje’ dhe trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

/GazetaSinjali/