Një rast i rëndë është raportuar sot në fshatin Krushë e Madhe të komunës së Rahovecit, ku një grua ka tentuar që t’i japë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Spitalit të Prizrenit bëjnë të ditur se ajo është dërguar atje në gjendje të rëndë, pasi kishte konsumuar dozë të madhe të barnave.
Intervenimi i ekipit mjekësor ka qenë i menjëhershëm, të cilët i kanë ofruar ndihmën mjekësore 32-vjeçares, me ç’rast është evituar më e keqja që mund t’i ndodhte.
Pas tretmanit mjekësor, gjendja e saj është stabile dhe e njëjta ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë Sinjali mëson se e gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur për shkak të problemeve që 32-vjeçarja ka pasur me bashkëshortin e saj.
Ajo kishte vendosur që t’i japë fund jetës në vendin e saj të punës, në një furrë buke, ku edhe ishte gjetur më pas nga bashkëshorti i saj.
Lidhur me rastin është njoftuar Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për t’i bërë ekzaminimet e nevojshme.
Ndërsa me vendim të prokurorit është iniciuar rasti ‘Vetëvrasje në tentativë’.