Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot rreth orës 11:50 në fshatin Shupkovc të Mitrovicës, ku një grua dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Mitrovicë, kanë bërë me dije se 31-vjeçarja është dërguar atje në gjendje të rëndë, pasi dyshohet se kishte konsumuar mbidozë barnash për qetësim.
Pas intervenimit të mjekëve, gjendja e saj shëndetësore është stabilizuar dhe e njëjta ndodhet jashtë rrezikut për jetë.
Ndërkohë për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervistuar viktimën, e cila nuk ka deklaruar për motivet që e shtynë të bëjë këtë veprim.
Me urdhër të prokurorit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’.
*Inkurajojmë këdo që ndodhet në periudha të vështira emocionale apo ka mendime për vetëvrasje, të drejtohet tek institucionet e specializuara për ndihmë dhe këshillim.