image E rëndë: 26-vjeçarja në Ferizaj tenton t’i japë fund jetës së saj, konsumon mbidozë të qetësuesve

Siguri

E rëndë: 26-vjeçarja në Ferizaj tenton t’i japë fund jetës së saj, konsumon mbidozë të qetësuesve

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot pasdite në fshatin Greme të Ferizajt, ku një vajzë e re dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj kanë bërë me dije se 26-vjeçarja është dërguar atje në gjendje të rëndë, pasi dyshohet se kishte konsumuar sasi të madhe të barnave për qetësim.

Pas intervenimit të stafit mjekësor, gjendja shëndetësore e të resë është stabilizuar dhe e njëjta ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sipas burimeve, nuk dihen motivet që shtynë 26-vjeçarjen të bëjë këtë veprim, ndërsa me urdhër të prokurorit rasti është cilësuar ‘Tentim vetëvrasje’.

/GazetaSinjali/