image E rëndë: 12-vjeçari mbytet në lum në Mirditë

Shqipëri

E rëndë: 12-vjeçari mbytet në lum në Mirditë

news image

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Mirditë, ku një fëmijë 12-vjeçar ka humbur jetën në lumin Fan.

Sipas raportimeve, ai është rrëmbyer nga rrjedha e lumit.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:10 në Njësinë Administrative Fan, fshati Shtrungaj.

Forcat e Policisë dhe efektivë të PMNZ po kërkojnë në rrjedhën e lumit.

/GazetaSinjali/