Mendoi se vajza e tij e mitur ishte zhdukur, kësisoj vendosi të shkojë në Polici e ta raportojë, shkruan Gazeta Sinjali.
Por një prind nga fshati Gadime e Ulët në Lipjan, mësoi krejt diçka tjetër pasi e raportoi vajzën.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se pasi e kishte denoncuar këtë rast, kishte kuptuar se vajza e tij e mitur ishte martuar me një të dyshuar të mitur, të dy nga komuniteti Ashkali.
Sinjali mëson gjithashtu se të njëjtit janë intervistuar në prezencën e zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale.
Në konsultim me prokurorin për të mitur, të miturën e ka marrë familja e saj përsëri në shtëpi ndërsa i dyshuari, është liruar.