image U provokua në Mitrovicë, shpërthen Ramush Haradinaj

U provokua në Mitrovicë, shpërthen Ramush Haradinaj

news image

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, është acaruar nga ajo cfarë i ka thënë një i moshur në Mitrovicë.

Një qytetar nga Mitrovica, ka pyetur kryetarin e AAK-së Ramush Haradinaj se pse nuk i ka ndarë të paktën gjysmë miliardë euro për Trepçën, por për autostradën e Dukagjinit.

“A ma mirë u kanë qat miliardin për autostradën Dukagjin-Pejë, me ia dhanë Trepçës. Nëse shitet edhe Trepça çka po na jet neve. Dukagjini e Peja e kanë pas një asfalt, e Trepça sot me ardhë në këtë gjendje, është një turp i madh. Po më doket se në do sende nuk është mirë tuj shkue as Qeveria jote as ajo e mëparshmja”, ka thënë ai.

Mirëpo pas kësaj pyetjeje, Haradinaj ka reaguar i acaruar duke i thënë qytetarit se është marre të flasë ashtu.

“Për herë të parë në histori të Trepçës, je bashkëpronar i saj. Nuk di a e ke marrë vesh. E përmende Pejë – Gjakovë, pak o marre për ty, se e di çka ka bë Peja për ty. Nuk duhet ashtu me folë”, ka thënë Haradinaj. /Sinjali/