image E pështyu pasagjeri i infektuar, vdes nga koronavirusi shoferja e trenit

Botë

Angli/ E pështyu pasagjeri i infektuar, vdes nga koronavirusi shoferja e trenit

news image

Një shofere treni në Londër ka humbur jetën nga koronavirusi, pasi ishte pështyrë nga një pasagjer.

Ngjarja ndodhi një muaj më parë, kur pasagjeri e kishte pështyrë pasi shoferja i kishte thënë se ishte i infektuar.

Belly Mujinga, e cila kishte probleme të thella të frymëmarrjes, u shtrua në Spitalin Barnet dhe u fut në respirator, por nuk arriti të mbijetonte.

Policia Britanike e Transportit thotë se incidenti nuk ishte raportuar në atë kohë, por tani ka filluar një hetim për të gjetur të dyshuarin. /Gazeta Sinjali/