Lufta në Ukrainë i ka vënë në pozitë të vështirë organizatat ndërkombëtare të artit dhe shumë prej tyre kanë zgjedhur të mbajnë një qëndrim parimor.
Metropolitan Opera, me qendër në New York, sapo njoftoi se sopranoja ruse, Anna Netrebko, nuk do të performojë në këtë sezon apo sezonin e ardhshëm pasi ajo nuk përmbushi kërkesën e tyre që ajo të refuzonte mbështetjen e saj për Vladimir Putin.
Menaxheri i përgjithshëm Peter Gelb tha se humbja e Netrebko – një prej këngëtarëve më të mirë në historinë e Met Opera – ishte një humbje e madhe artistike.
Por, ai tha: “Me Putinin që vrau viktima të pafajshme në Ukrainë, nuk kishte rrugëdalje”.
Sopranoja do të zëvendësohet nga një ukrainase, Liudmyla Monastyrska, e cila bëri debutimin e saj në teatrin e operës në vitin 2012.
Gjithnjë e më shumë, duket se izolimi i Rusisë ndërkombëtarisht do të ndihet për ca kohë: një zyrtar i Met tha se do të ishte e vështirë të imagjinohej një skenar ku Netrebko do të mund të kthehej në teatrin e operës. /GazetaSinjali/