image E penguan Salahin me laserë, FIFA gjobit Federatën e Senegalit

Futboll

E penguan Salahin me laserë, FIFA gjobit Federatën e Senegalit

news image

FIFA ka gjobitur federatën e futbollit të Senegalit me 143,000£ funte për sjelljen e turpshme të tifozëve pasi dhjetëra laserë jeshilë u rrezatuan në fytyrën e egjiptianit, Mohamed Salah, teksa ai përgatitej të godiste nga pika e bardhë.

Ylli egjiptian ishte në shënjestër në ndeshjen kualifikuese të Kupës së Botës në stadiumin Olimpik Diamniadio, kryeqyteti i Senegalit, më 29 mars, pas barazimit 1-1 mes dy vendeve, në dy ndeshje.

Çuditërisht, sulmuesi i Liverpoolit u vërshua nga lazerë të shumtë që ndikuan që ai ta humbiste penalltinë. Shoku i klubit të Salah-ut, Sadio Mane, e kaloi Senegalin në finalen e Kupës së Botës në Katar, kur u tregua i saktë më vonë nga penalltia.

Akuza të ashpra vërshuan pas ndeshjes, me Shoqatën Egjiptiane të Futbollit që pretendoi se lojtarët e saj ishin viktima të abuzimit racist, të bombarduar me shishe dhe gurë dhe gjithashtu të shënjestruar nga lazeri gjatë gjithë ndeshjes, e cila u ndoq nga një turmë e madhe prej 50,000 njerëzish.

FIFA tani ka thënë se komiteti i saj disiplinor ka hetuar lazerët, një pushtim në fushë nga tifozët e Senegalit, një flamur fyes dhe ‘dështimin e federatës kombëtare për të siguruar që ligji dhe rendi të ruhen në stadium’.

Përveç gjobës, Senegali u urdhërua gjithashtu të luante një lojë konkurruese të ardhshme në një stadium bosh.

/GazetaSinjaliSporti/