Rep-artisti shumë i përfolur shqiptar Gjiko, së fundmi ka sqaruar se përse i ka kërkuar ndihmë hoxhës Shefqet Krasniqit.
Ai këtë e ka bërë përmes një shkrimi të publikuar në rrjetin social Instagram, transmeton Sinjali.
Gjiko ka thënë se ky koment ka qenë vetëm një shaka, pasi që ai e respekton hoxhën në fjalë, si dhe për ata që e ofenduan, ka thënë se ata hyjnë në gjynah pasi që ai nuk ka ofenduar askënd.
Të shtunën, rep-artisti përmes një komenti të publikuar në fotografinë e bashkëshortes, Elitës, i kërkoi ndihmë hoxhës, duke i thënë t’i tregojë se çfarë të bëjë pasi që e kishte zënë gruan duke u puthur me një delfin.
Pas këtij komenti, pati edhe reagime të shumta, por që në mesin e tyre nuk ishte edhe ai i Shefqet Krasniqit.
Kujtojmë se Gjiko së bashku me Elitën dhe djalin, kanë udhëtuar drejt shtetit të Turqisë për të pushuar. Pamje nga këto pushime çifti herë pas here publikojnë në rrjetet sociale, ku numërojnë mijëra ndjekës./Sinjali/