image “E nxora nga dritarja e autobusit, më vdiq rrugës në prehër”, flet personi që e dërgoi njërin nga nxënësit në spital

Sociale

“E nxora nga dritarja e autobusit, më vdiq rrugës në prehër”, flet personi që e dërgoi njërin nga nxënësit në spital

news image

Zeqë Malaj nga Gllogjani ishte duke ecur me miqtë e tij, kur kishte dëgjuar disa zhurma.

Pak momente më vonë ai do të bëhej dëshmitar i sulmit tragjik në Gllogjan të Deçanit, ku u sulmua autobusi dhe mbetën të vrarë tre persona – shoferi dhe dy nxënës.

Një prej tyre, siç tregon Malaj për Albanian Post, vdiq në prehrin e tij, pasi ishte ai që e kishte nxjerrur nga autobusi dhe më pas po e dërgonte me urgjencë në spital.

“Kam qenë me dy policë, L. e kam pasë në prehër deri në Spital në Deçan. Gjatë rrugës ka pasë puls, deri diku në mesin e rrugës, dikur nuk ka pasur shenja për jetë. Kur kemi ardhur në fshatin Preljep, diku në mesin e fshatit e kam parë se gjendjen nuk e ka mirë, nuk ka puls”, tha ai./GazetaSinjali/