image "E neveritshme", Çitaku i reagon Vulinit

Politikë

“E neveritshme”, Çitaku i reagon Vulinit

news image

Pas deklaratave ofenduese ndaj presidentes së Kosovës, të ministrit të Brendshëm të Serbisë Aleksandër Vulin, ka reaguar edhe ish ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, shkruan Gazeta Sinjali.

Çitaku deklaratat e Vulinit i ka cilësuar të neveritshme.

 “Krejtësisht e neveritshme”, ka shkruar Çitaku në Twitter.

Kujtojmë se sot gjatë ditës ministri serb kishte nxjerrë nga konteksti deklaratën e Osmanit për  revistën “Der Spiegel”, dhe më pas e kishte fyer atë.

 “Nëse Osmani do të kishte fytyrë siç e ka barkun, për gënjeshtrat që thotë, gjatë do të përkulej para ‘shtëpisë së verdhë, ka thënë Vulin, shkruan B92.

Kjo fyerje e Vulin, erdhi pasi gazetari i ‘Der Spiegel’ kishte insistuar duke pyetur Osmanin se pse e përdor termin gjenocid për krimet që ka kryer Serbia.

E kam zgjedhur nocionin gjenocid me vetëdije. Ai përshkruan qëllimin e një vendi për të shfarosur një komb. Dhe pikërisht kjo ka ndodhur në Kosovë. E kam fjalën për ngjarjet në Mejë, e njohur si ‘Srebrenica e Kosovës’, dhe në Poklek, ku jo vetëm janë vrarë 54 fëmijë dhe plaka, por pastaj edhe janë djegur. Qëllimi ka qenë që të zhduken nga faqja e dheut. Willy Brandt ka thënë njëherë se kur mungojnë fjalët, duhet rënë në gjunjë. Pikërisht këtë e presim nga Serbia: rënien në gjunjë”, ishte përgjigjja e Osmanit./Gazeta Sinjali/