image E "nderuan" me çmim Nobel, Bislimi e quan PSD-në mikroparti

Kosovë

Reagim/ E “nderuan” me çmim Nobel, Bislimi e quan PSD-në mikroparti

news image

Ministri në detyrë i Financave, Bisnik Bislimi, përmes një postimi në Facebook e ka quajtur PSD-në mikroparti dhe se ndjehet i nderuar nga ky makro aksion.

Sot gjatë ditës PSD zhvilloi një aksion simbolik ku e “shpërblyen me çmim Nobel, ministrin Bislimi për deklaratën e tij të fundit i cili tha se papunësia në këtë kohë pandemia ka rënë 6.6 për qind.

“I nderuar edhe nga ky makro aksion i një mikro partie”, ka shkruar Bislimi.

Bislimi më tutje ka shkruar se për një parti të përmasave të PSD-së ky aksion është angazhim maksimal. Ai madje ka ironizuar duke thënë se nëse PSD-ja vendosë që pjesëmarrësit e këtij aksioni t’i pajisë me kontrata një vjeçare, mund të bëhen pjesë e masës 14 dhe të kontribojnë në uljen e papunësisë./ Gazeta Sinjali/

https://www.facebook.com/besnik.bislimi/posts/10163755491290475