Këngëtari i njohur shqiptar, Alban Ramosaj, takohet me një blogere turke gjatë kohës kur ishte duke ecur në sheshin e Stambollit.
Teksa po ecte rrugëve të qytetit turk, ai në një moment është ndaluar nga Ozlem Ozdemir, e cila realizon intervista të ndryshme në qytet.
Ajo e kishte ndaluar si një qytetar të thjeshtë për ta pyetur, gjersa në bisedë e sipër mëson se është këngëtar nga Shqipëria.
“Pra ti je këngëtar i famshëm në Shqipëri”, pyet ajo, teksa Albani i përgjigjet duke i thënë: “Po, paksa”.
Më pas ai thotë se mund të këndojë për të dhe nisë të interpretojë këngën e famshme të Whitney Houston, “I Will Always Love You”.
Me të dëgjuar zërin e tij në pjesët kapitale të këngës, blogerja turke stepet dhe e komplimenton, pasi kjo këngë është vërtet e vështirë për t’u kënduar, veçanërisht nga një zë mashkullor.
Ozlem i kërkon Ramosajt që ta mësojë se si ta këndojë pjesën e vështirë të këngës, gjersa ky i fundit i thotë: “Por, ti sapo e bëre”.