image E mitura që u dhunua në Kamenicë është 12-vjeçare, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

Drejtësi

E mitura që u dhunua në Kamenicë është 12-vjeçare, kërkohet paraburgim për të dyshuarin

news image

Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit, nga Gjykata Themelore në Gjilan, kundër të pandehurit M.J., pasi dyshohet se ka kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas kërkesës, ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri M.J., gjatë muajit tetor 2021, në komunën e Kamenicës, e ka keqpërdorur seksualisht të miturën e moshës 12-vjeçare.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, i pandehuri gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh./Gazeta Sinjali/