image E mitura nga Skenderaj shkon për të lindur në QKUK, mjekët e raportojnë në polici

Siguri

E mitura nga Skenderaj shkon për të lindur në QKUK, mjekët e raportojnë në polici

news image

Një vajzë e mitur nga fshati Mikushnicë e Skenderajt është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, saktësisht në Klinikën e Gjinekologjisë për të kryer lindje, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali mëson nga burimet brenda policisë se mjekët e kësaj klinike e kanë raportuar rastin në polici.

Këto burime i kanë thënë gazetës se e mitura bashkëjeton me një burrë, i cili dyshohet se me këtë rast ka kryer veprën penale “Bashkësi jashtëmartesore me personin nën moshën 16 vjeçare”./Gazeta Sinjali/