Një rast i bashkësisë martesore me personin nën moshën 16-vjeç është raportuar në Fushë Kosovë.
E mitura është shtrirë në repart për të lindur, por sipas policisë nuk ka pranuar të intervistohet nën arsyetimin e gjendjes shëndetësore.
“BASHKËSIA JASHTËMARTESORE ME PERSONIN NËN MOSHËN GJASHTËMBËDHJETË VJET /Fushë Kosovë 27.11.2021 – 16:35. Raportohet se viktima femër kosovare e mitur është në repart për të lindur. Viktima nuk ka pranuar të intervistohet nën arsyetimin e gjendjes shëndetësore. I dyshuari nuk është hasur nga policia. Në lidhje me rastin është njoftuar punëtori i PS-së si dhe është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që rasti të procedohet në procedurë të rregullt“, thuhet në njoftimin e PK-së.