Një burrë në Prizren ka raportuar mbrëmë në Polici se vajza e tij është ngacmuar seksualisht nga një person i panjohur, raporton Gazeta Sinjali.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, burri ishte ankuar se një numër i panjohur kishte dërguar mesazhe me përmbajtje erotike në telefonin e vajzës së tij të mitur.
Policia bën të ditur se me rastin është njoftuar edhe prokurori dhe rasti mbetet të hetohet./Gazeta Sinjali/