image E mitura e qëllon aksidentalisht me pushkë ajrore një grua në Prishtinë

Siguri

E mitura e qëllon aksidentalisht me pushkë ajrore një grua në Prishtinë

news image

Pakujdesia e së miturës e dërgoi në QKUK një grua, shkruan Gazeta Sinjali.

Paraditen e djeshme, rreth orës 11:00, në Prishtinë, një e mitur ka qëlluar aksidentalisht me pushkë ajrore një grua.

Për shkak të plagëve që ka marrë nga pushka, ajo është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, njofton policia.

Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar dy pushkë ajrore.

Pronari i armëve është intervistuar dhe rasti po vazhdon në procedurë të rregullt si vepër ‘armëmbajtje pa leje’./Gazeta Sinjali/