image E mitura braktisë shtëpinë, vëllai i saj dyshon se ajo ka ikur me një person në këtë shtet fqinj

Siguri

E mitura braktisë shtëpinë, vëllai i saj dyshon se ajo ka ikur me një person në këtë shtet fqinj

news image

Lidhjet e dashurisë ndërmjet personave që nuk janë të moshës madhore, përveç që janë ndalesë morale, ato në të njëjtën kohë përbëjnë edhe vepër penale. Ndonëse parashihet se këto lidhje janë të ndaluara, ato gjithsesi ndodhin, shkruan Gazeta Sinjali.

Një rast ku është raportuar lidhja e dashurisë ndërmjet një personi të moshës madhore dhe një të miture është raportuar dje në Fushë Kosovë.

Gazeta Sinjali mëson nga burimet e saj se një burrë ka raportuar se motra e tij e mitur është larguar nga shtëpia dhe i njëjti dyshon se viktima ka shkuar në Mal të Zi me personin me të cilin ishte në lidhje dashurie.

Sipas burimeve të Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë rasti është cilësuar si kryerja e veprës penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”.

/Gazeta Sinjali/