Kreu i diplomacisë ruse, Sergei Lavrov, raportohet se ka edhe një vajzë të birësuar Polina Kovaleva. Bukuroshja 26-vjeçare shijon një jetë luksoze në kryeqytetin britanik.
Zbulimi se ministri i Jashtëm rus ka një vajzë të birësuar është bërë nga Maria Pevkiç , shefja e institutit të themeluar nga lideri i opozitës ruse, Alexei Navalny, i cili është burgosur nga qeveria e Vladimir Putin.
Maria dha informacione të gjera për vajzën e të dashurës së Sergei Lavrov.
Ajo tha se përveç gruas së tij, me të cilën ka një vajzë, të gjithë në Rusi e dinë se partnerja e Lavrov është Svetlana Polyakova, me të cilën është në një lidhje prej 20 vitesh.
Sipas Maria Pevkiç, Polyakova e shoqëron Lavrovin pothuajse në çdo mision diplomatik, duke udhëtuar me një aeroplan qeveritar.
Partnerja e Lavrov nuk ka status apo karrierë. Thuhet se ajo ka blerë një apartament me vlerë rreth tetë milionë dollarë në zemër të Moskës, duke ruajtur një koleksion mbresëlënës makinash të shtrenjta.
Edhe vajza e saj Polina Kovaleva, 26 vjeç, ka një standard jetese të lartë.
Para fillimit të studimeve, ajo ka punuar në gjigantin rus të energjisë Gazprom.
Pas zbulimeve të Maria Pevktis, gazeta konservatore dhe pro-qeveritare “Daily Telegraph” i kërkoi qeverisë britanike vendosjen e sanksioneve ndaj vajzës së birësuar së Lavrov.