image E mbijetuara e dhunës seksuale: Jam këtu për ta ndarë dhimbjen me ju dhe për të kërkuar drejtësi

Kosovë

Lufta/ E mbijetuara e dhunës seksuale: Jam këtu për ta ndarë dhimbjen me ju dhe për të kërkuar drejtësi

news image

Shyhrete Tahiri, si e mbijetuar e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, ka vendosur që sot, pas 20 vitesh të shfaqet publikisht dhe të kërkojë drejtësi për krimet e bëra ndaj saj.

Ajo ka dorësuar një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.

Shyhrete Tahiri tha se ka dalur publikisht për të kërkuar drejtësi dhe për ta ndarë dhimbjen me të gjithë.

E mbijetuara e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë Shyhrete Tahiri, tha se sot jam këtu me nda me juve dhimbjen që kamë në shpirt, dhe ta kërkojdrejtësinë time.

“Sot jam këtu me nda me juve dhimbjen qe kam në shpirt dhe përfaqësoj të gjitha nënat dhe bijat që atë dhimbje e kanë ndje si unë. Dua t’u jap kurojo atyre. Nuk është e lehtë aspak me e nda atë dhimbje të shpirtit që thahen zemrat dhe nuk behën asnjëherë bashkë. Jam këtu me lypë drejtësinë time. Ju falënderoj shumë për përkrahjen tuaj”, është shprehur ajo.

Shyhrete Tahiri është viktima e dytë e dhunës seksuale, pas Vasfije Krasniqit Goodman që kërkon publikisht të dënohen dhunuesit e saj.

Në Kosovë besohet se gjatë luftës së vitit 1998-1999 kanë ndodhur rreth 20 mijë raste të abuzimit seksual, por që deri tani asnjë kryes i këtij krimi nuk ka marr dënim nga gjykata, po ashtu nga Prokuroria Speciale në Kosovë. Dhe përveç hetimit të këtyre rasteve nuk ka ngritur ndonjë aktakuzë.

Në mars të vitit 2014, Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndryshimet e nevojshme ligjore në mënyrë që personave të tillë t’iu rregullohet statusi. Derisa që nga viti 2018  ka nisur aplikimi për njohjen e statusit të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. /Gazeta Sinjali/