image E larguan nga puna dhe motrës së tij ia ndërruan orarin, i riu nga Drenasi demolon zyrën e nënkontraktuesit të ‘Art Motion’

Siguri

E larguan nga puna dhe motrës së tij ia ndërruan orarin, i riu nga Drenasi demolon zyrën e nënkontraktuesit të ‘Art Motion’

news image

Një ish-punëtor i nënkontraktuesit të ‘Art Motion’ në Drenas ka demoluar dje zyrat e këtij biznesi, në shenjë pakënaqësie pasi u largua nga puna. Por kjo nuk është arsyeja e vetme, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se i dyshuari (emër i njohur për redaksinë) demoloi zyrën e kompanisë që e largoi nga puna edhe për shkak se kjo e fundit ia ndërroi orarin e motrës së të dyshuarit, e cila është e punësuar tek nënkontraktori i ‘Art Motion’.

Sinjali mëson se pas incidentit është njoftuar Policia dhe një njësi policore ka dalë në vendin e ngjarjes. Sipas këtyre burimeve, palët e përfshira janë dërguar në stacion policor për t’u intervistuar.

Pas marrjes së deklaratave të të dy palëve, prokurori ka marrë vendim që i dyshuari të dërgohet në ndalim për 48 orë dhe ndaj tij të hapet rasti “asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Ngjarja raportohet të ketë ndodhur dje në orët e pasdites.

/GazetaSinjali/