Glen Newton, është ndarë i pakënaqur me largimin nga klubi i golfit “Wolley Park”, në West Yorkshire.
Me këtë rast ai nga zemërimi në kamera është parë duke derdhur pesticide në fushën e golfit, me ç’rast ka shkaktuar dëme prej 16 mijë funtesh.
55-vjeçari shihet në pamje duke derdhur një bidon me substancën glifosat të lëngshëm në fushën e golfit në errësirë para se të kapej nga pronarët e fushës, shkruan Daily Mail.
Pronari i klubit, Philip Rowbottom, tha: “Ai ishte shumë i zemëruar me ne, pasi nuk e lejuam që ta vazhdonte anëtarësinë. Pas kësaj, fushat pësuan një varg sulmesh – katër gjithsej.”
I dyshuari e pranoi akuzën për dëmtim kriminal, por e kundërshtoi pretendimin e klubit për koston e riparimit të fushës./GazetaSinjali/