Xherdan Shaqiri shumë pranë transferimit në Amerikë, te skuadra Chicago Fire, raporton Sinjali Sport.
Shaqiri është pajtuar plotësisht për t’iu bashkuar Chicagos, por vetëm zyrtarizimi mungon.
Ylli i kombëtares së Zvicrës do t’i bashkohet amerikanëve për 7 milionë euro, raporton Fabrizio Romano.
Chicago ka kompletuar marrëveshjen edhe me skuadrën momentale të futbollistit me prejardhje nga Kosova, Lyonin.
Shaqiri do jetë transferimi i tretë i madh për futbollin në kontinentin e ri, pasi Douglas Costa iu bashkua LA Galaxys dhe Thiago Almada që u transferua te Atlanta United. /Gazeta Sinjali Sporti/