image E kryer, Raphinha arrin marrëveshje me klubin londinez

Futboll

E kryer, Raphinha arrin marrëveshje me klubin londinez

news image

Chelsea dhe Leeds kanë arritur marrëveshje të plotë për Raphinhan.

Oferta zyrtare e bërë është pranuar, e cila ishte rreth 60/65 milion funte, duke u përfshirë shtesat, raporton Fabrizio Romano.

Bisedimet tani po vazhdojnë nga ana e lojtarit për kushtet personale dhe kontratën.

Arsenali zhvilloi një takim me Leeds dhe bëri një ofertë të re verbale në orët e fundit, po ishte refuzuar nga Leeds. Ndërkohë Barcelona gjithashtu telefonoi Leeds, por nuk kishte asnjë shans për të përballuar ofertën e Chelseat.

Chelsea tani po shkon në bisedime me skuadrën e Raphinhas dhe agjentin Deco (ish-mesfushori i Chelseat) – për kushtet personale.

Marrëveshja është rënë dakord plotësisht mes klubeve.

/GazetaSinjaliSport/