image "E kryer": Messi do ta fitojë Topin e Artë për këtë vit, do të jetë i pari që e fiton duke mos luajtur për një klub evropian

Futboll

“E kryer”: Messi do ta fitojë Topin e Artë për këtë vit, do të jetë i pari që e fiton duke mos luajtur për një klub evropian

news image

Edicioni i 67-të i Topit të Artë, i organizuar nga revista franceze “France Football”, do të zhvillohet të hënën më 30 tetor 2023 në Teatrin Châtelet në Paris (Francë).

Siç raporton mediumi spanjoll SPORT, Lionel Messi do të jetë fitues i Topit të Artë pas triumfit në Kupën e Botës me Argjentinën.

Ani pse turneu i Botërorit është mbajtur gjatë vitit 2022, megjithatë ai llogaritet në këtë çmim, pasi ai i mëparshmi është dhënë pak para Kupës së Botës.

Do të jetë Topi i tetë i Artë që Leo Messi fiton dhe i pari që “France Football” do t’i japë një lojtari që nuk luan për asnjë ekip evropian. 

Messi luajti për PSG-në deri në fund të sezonit dhe që atëherë ai ka qenë në Inter Miami, në MLS.

/GazetaSinjaliSport/