image E kryer, mesfushori shqiptar Asllani i bashkohet Interit

Futboll

E kryer, mesfushori shqiptar Asllani i bashkohet Interit

news image

Interi është duke shkëmbyer dokumente me Empolin për mesfushorin shqiptar Kristjan Asllani në një marrëveshje me vlerë 14 milionë euro, me Martin Satriano që do të shkojë në Toskanë në formë huazimi.

Marrëveshja është përfunduar, një hua fillestare prej 4 milionë eurosh me detyrim blerje nëse plotësohen disa kushte për 10 milionë euro të tjera në fund të sezonit.

Asllani është vetëm 20 vjeç dhe ka debutuar sezonin e tij në Serie A për Empolin, duke bërë përshtypje me një gol dhe një asistim në 23 paraqitje.

Ironikisht, goli i vetëm ishte kundër Interit në një humbje 4-2 në San Siro në maj.

Si pjesë e marrëveshjes, sulmuesi 21-vjeçar uruguaian Satriano do t’i bashkohet Empolit në formë huazimi pas qëndrimit të tij gjashtëmujor në Stade Brestois.

Agjenti i Asllanit, Luca Puccinelli, ka hyrë në selinë e Interit në Milano pasditen e sotme për shkëmbimin e dokumenteve.

Shqiptari shihet si zëvendësuesi ideal për Marcelo Brozovic dhe ishte lidhur gjithashtu me Milanin, West Ham United dhe Leicester City.

/GazetaSinjaliSport/